Sot, tek emisioni “Ora e Pasdites” e ftuar ishte Likana Cana, një vajzë e cila punon në shumë sfera.
Likana ka shkruar një libër i cili titullohet “This is a mirror”, një libër krejt ndyrshe formateve të zakonshme të librave që shohim.
Copëza të shkruara nga Likana për vite të tëra të cilat ka vendosur t’i bashkojë në një libër i cili do të promovohet nesër mbrëma në Prizren. Ajo, sot tregoi për çfarë flet libri, si do të lidheni me këtë libër dhe shumë gjëra të tjera.
“Libri është një ftesë për prezencë, ftesë për me qenë këtu. Libri është diçka që ti nuk e lexon në mënyrë pasive por ai gjithë kohën të bën të mendosh për ndonjë moment shumë të veçantë që të ka ndodh në jetë kështu ti gjithë kohën merr pjesë sa je duke e lexu, gjithashtu nuk ka numra të faqeve është thjeshtë e hap ku dëshiron aty ja fillon edhe nëse në fund e hap aty e fillon. Ngjyra e kaltër për mua është një ngjyrë spirituale, më bën të përjetoj diçka përtej objektit, një ngjyrë e cila gjithmonë më ka tërheq nuk e di pse dhe kam vendos me i qëndru besnike kësaj ndjenje dhe për këtë libri është me ngjyrë të kaltër” u shpreh Likana.
Për të shikuar intervistën e plotë, klikoni tek linku i mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=yFTiqPrQH9g
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.