Lajmet e fundit

“Posterët e vendosur me thirrjen ‘mos blini te shqiptarët’ mendojmë se këto nuk përbëjnë vetëm një akt të gjuhës së urrejtjes, por ato njëkohësisht edhe po godasin drejtpërdrejt edhe ekzistencën ekonomike të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë brenda territorit të Serbisë”, tha Behluli në Klan Kosova.Ajo bëri të ditur se rasti është dënuar edhe nga një lëvizje opozitare në Serbi, e cila sipas gazetares, e ka cilësuar këtë veprim si një precedent të rrezikshëm dhe ka kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe prokurorisë për trajtimin e rastit.
“Ky fakt, është dënuar edhe nga një lëvizje opozitare, të cilët e kanë konsideruar si një precedentë të rrezikshëm dhe kanë kërkuar që të intervenojë policia dhe prokuroria”, tha gazetarja.Pos tjerash, ajo potencoi se kjo nuk është hera e parë që bëhet thirrje për bojkotim të prodhimeve të shqiptarëve në Serbi.