Të premten, në rrugën "Dëshmorët e Kombit" në Ferizaj, një 16-vjeçar theri dy persona.
Sipas Sali Hysenajt, njërit prej viktimave, i cili foli për Klan Kosova, i dyshuari së pari e kishte therur një të moshuar e pastaj edhe vetë atë që kishte shkuar t'i ndihmojë viktimës së parë.
Ndërkaq i mituri i dyshuar, pasi i plagosi dy kalimtarët, vetë u arratis.
Por ikja nga organet e rendit nuk i zgjati shumë. Kjo pasi pak orë më pas ai u lokalizua e ra në duart e Policisë.
Zbuloni më shumë nga kronika në vazhdim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.