Dennis Thomas, një nga anëtarët themelues të grupit të viteve të 80-ta “Kool & the Gang”, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.
Ai vdiq në gjumë në New Jersey të shtunën, e ka bërë të ditur grupi përmes një postimi në Facebook.
Grupi u bë një nga më të njohurit dhe më me ndikim të epokës, me hite të tilla si “Celebration” dhe “Get Down On It”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Muzika e tyre u shfaq gjithashtu në disa filma, si Pulp Fiction e të tjera, për të cilat ata morën Grammy në vitin 1978.
Thomas ishte një nga themeluesit origjinal të grupit, i cili filloi në vitin 1964 së bashku me Robert "Kool" Bell, vëllain e tij Ronald, i cili vdiq vitin e kaluar, dhe katër shokë të tjerë të shkollës: Robert Mickens, Charles Smith, George Brown dhe Ricky Westfield.
Ky grup muzikor mori një yll në "Walk of Fame" të Hollivudit në vitin 2015 për kontributin e tyre në botën e artit dhe u përfshinë në "Hall of Fame" të Kantautorëve në vitin 2018.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.