Në Kosovë është themeluar qendra qendrën e parë multidisciplinare për praktika shëndetësore të studentëve.
Kolegji Heimerer në partneritet me 8 organizata dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe me financim nga Programi Erasmus+ i Unionit Evropian themelojnë qendrën e parë multidisciplinarenë vend për praktika shëndetësore të studentëve.
“Qëllimi i themelimit të kësaj qendre është ngritja e kompetencave të mësuesve dhe studentëve në fushën e rehabilimit në Kosovë, duke mundësuar edukimin praktik në shkencat e rehabilitimit/ shëndetit përmes mësimit gjatë gjithë jetës (LLL), në përputhje me procesin e Bolonjës dhe bashkëpunimin me ofruesit e rehabilitimit/shëndetësisë, ministritë dhe industrinë”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Heimerer.
Si projekt i parë i këtij lloji në Kosovë, kjo qendër përcakton themelet e konceptit të menaxhimit të përbashkët të rehabilimit, multidisiplniaritetit, përfshirjes së pacientit dhe menaxhimin e rehabilitimit.
Lansimi zyrtar i projektit do të ndodhë më 21 Janar, 2019, në ora 10:00 në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan, njofton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.