Peter Hook do ta shënojë 40 vjetorin e vdekjes së Ian Curtis duke e transmetuar online një koncert në të cilën bashkë me bendin e tij The Light i kishin kënduar krejt këngët e Joy Division.
Në koncertin e vitit 2015, Hook kishte performuar në qytetin ku Curtis ishte rritur, në Macclesfield, më saktësisht në Christ Church.
Ajo shfaqje tashmë është shndërruar në një film treorësh, “Pra kjo qenka e përhershme?”, e që do të transmetohet për herë të parë të hënën e javës së ardhshme(18 maj) në 40 vjetorin e vdekjes së frontmenit legjendar.
“Ka qenë kisha në të cilën Ian shkonte si fëmijë, ai ishte në kor. Ne u involvuam në një koncert humanitar që ta shpëtojm [kishën] dhe që e arritëm – ajo është ende aty”, ka thënë Hooky për NME-në.
“Luajtëm secilën këngë që e kanë shkruar Joy Division, dhe i regjistruam me të parën. Na u deshën mbi pesë orë dhe jam së tepërmi krenar për këtë gjë”.
https://www.youtube.com/watch?v=lcxFYz2XcSA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.