“The Flash” i Ezra Miller është filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 55.1 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë, njoftoi të dielën BoxOfficeMojo.com.
Në vendin e dytë është “Elemental” me 29.5 milionë dollarë, i ndjekur nga “Spider-Man: Across the Spider-Verse” me 27.8 milionë dollarë, “Transformers: Rise of the Beasts” në vendin e katërt me 20 milionë dollarë dhe “The Little Mermaid”në të pestin me 11.6 milionë dollarë.
Në pozitën e gjashtë është renditur “The Blackening” me 6 milionë dollarë, “Guardians of the Galaxy Vol. 3” në të shtatën me 5 milionë dollarë, “The Boogeyman” në të tetën me 3.8 milionë dollarë, pasuar nga “Fast X” me 2 milionë dollarë dhe “Asteroid City” në poiztën e dhjetë me 790,000 dollarë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=hebWYacbdvc
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.