Në kuadër të emisionit të mëngjesit, të ftuar ishin Galdon Reçica dhe Ardit Sheholli, përfaqësues të “Defy Them”, për të shpalosur më shumë detaje rrëth programit të Halloween të organizuar nga kjo qendër artistike.
Në këtë intervistë, organizatorët treguan se aktivitetet do të fillojnë me më të vegjlit nga ora 17.00, për të vazhduar me programin për të rritur deri në orët e vona.
Artistët të cilët do të marrin pjesë në “The Fall- Halloween Party”, janë La Fazani, Zwada, Shlem, Frission dhe Blla Blla Blla, e të tjerë.
Për më shumë, ndiqeni videon poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=wNl-pkI08Hs&t=6s
●●●
OSSHKRIMI NGA
Ora Shtatë
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.