Ellen DeGeneres ka dhënë një njoftim jo fortë të mirë për adhuruesit e saj.
Ajo njoftoi se po i jep fund emisionit të saj “The Ellen Show”, teksa tregoi se do t’i japë fund emisionit në vitin 2022, transmeton Klan Kosova.
“Kur ju jeni një person kreativ, ju duhet vazhdimisht të sfidoheni dhe sa e mrekullueshme të jetë kjo shfaqje dhe sa argëtuese të jetë, nuk është më një sfidë”, tha ajo.
“Ellen DeGeneres Show” aktualisht është në sezonin e tij të 18-të dhe do të përfundojë pas sezonit të 19-të.
Sipas disa vlerësimeve, “The Ellen DeGeneres Show” humbi mbi një milion shikues gjatë sezonit aktual të shfaqjes.
Premiera e sezonit të 18-të kishte vlerësimet më të larta të çdo sezoni në katër vitet e fundit për “Ellen”. Sidoqoftë, gjatë gjashtë muajve të fundit, shfaqja ka mesatarisht 1.5 milion shikues.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.