Shikuesit e Netflixit po e përshkruajnë “The Deepest Breath” si dokumentarin më të fuqishëm të realizuar ndonjëherë në këtë platformë.
Ky projekt i cili doli dje flet për disa notarë të cilët garojnë me njëri-tjetrin duke u zhytur në thellësi të oqeanit pasi kanë marrë frymë vetëm njëherë.
“Një zhytës i lirë stërvitet për ta thyer rekordin botëror me ndihmën e një eksperti për siguri në zhytje”, thuhet në sinopsin e këtij dokumentari”.
“Filmi ndjek rrugët që ata kanë marrë për t’u takuar në majën e botës së zhytjes së lirë, dokumentimin e shpërblimeve dhe rrezikut në ndjekjen e një ëndrre përmes thellësive të oqeanit”.
https://www.youtube.com/watch?v=MzH6BI6P4Uo
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.