Regjisori i trilogjisë, “Zoti i unazave”, Peter Jackson, ka zbuluar që bendi The Beatles kishte dashur ta realizojë versionin e vet të kësaj serie të romaneve në të 1960-tat.
Jackson, që e solli këtë trilogji në vitet e para të shekullit 21, së fundi e publikoi dokumentarin “The Beatles: Get Back”, që përcjell ditët intensive të grupit legjendar në krijimin e albumit të tyre të fundit bashkë, “Let It Be”.
“Ishte diçka që John [Lennon-i] po e shtynte, dhe J.R.R. Tolkieni ende i kishte të drejtat filmike atëbotë, por nuk i pëlqente ideja që ta bënin The Beatles. Andaj ai e mbyti atë ide”, ka thënë Jackson për People.
“Me shumë gjasë shumë këngë të mira do të dilnin nga albumi filmil”.
https://www.youtube.com/watch?v=V75dMMIW2B4
https://www.youtube.com/watch?v=Auta2lagtw4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.