Presidenti Hashim Thaçi në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve ka ripërsëritur se me Serbinë do të bëhet demarkacioni dhe se nuk ka as shkëmbim territoresh dhe as ndarje, njofton Klan Kosova.
"Pa Mitrovicë dhe pa Gazivodë, Kosova nuk ka kuptim , andaj ju ambasador thuajen këtë në krejt botën', tha ai.
Kreu i shtetit mes tjerash tha se marrëveshja me Serbinë nuk ka kuptim nëse kjo e fundit nuk e njeh Kosovën.
Ai edhe njëherë ka thënë se Lugina e Preshevës do t`i bashkohet Kosovës, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.