Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot në takime të ndara, ka dekoruar me medalje profesorin Rifat Blaku dhe pas vdekjes, veprimtarin Idriz Rrecaj.
"Për kontributin e shquar në fushën akademike: në shkencë, arsim dhe edukim për dekada të tëra, sot me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova Prof. Dr. Rifat Blakun.Profesor Blaku ka dhënë kontribut të çmuar edhe si studiues në fushën e migracionit dhe diasporës, si dhe në afirmimin e çështjes së Kosovës në periudhën e viteve të nëntëdhjeta".
Kurse, Rrecajn, Thaçi e ka quajtur simbol të shpresës dhe besimit në lirinë e Kosovës.

"Në vitet e nëntëdhjeta, Idriz Rrecaj dha kontribut të jashtëzakonshëm si aktivist politik në Skenderaj dhe më gjerë. Ai kishte vizion, maturi dhe guxim për t’u ballafaquar me problemet e kohës. Si veprimtar politik, Idriz Rrecaj ishte unifikues dhe simbol i shpresës dhe besimit në lirinë e Kosovës", ka shkruar kreu i shtetit në Facebook, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.