Kapiteni i kombëtares së Kolumbisë, James Rodriguez, para një muaji ishte shprehur se Kolumbia nuk e ka fituar Copa America, për shkak të faktorëve të jashtëm.
Rodriguez u shpreh se Kolumbia nuk u shpall kampione për shkak se “gjyqtari e ndihmoi Argjentinën”.
Pikërisht mbrëmë, Kolumbia u përball me Argjentinën, ku para ndeshjes, kapiteni i Argjentinës, Leo Messi, refuzoi t’i jepte dorën Rodriguezit.
“Flet shumë, the që na ndihmuan në finale e Copa America”, iu përgjigj Messi, Rodriguezit, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshja në mes Argjentinës dhe Kolumbisë u mbyll mbrëmë me rezultat të barabartë, 1-1.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.