Pas dy ndeshjeve kundër Real Madridit, Juventusi doli skuadër më e mirë dhe arriti të kualifikohet për në finalen e Berlinit (3-2).
“Reali luajti mirë i mbyllur dhe unë jam kthyer shpesh në mbrojtje për të ndihmuar ekipin. Ia kemi arritur të kualifikohemi në finale më mërit dhe atje kemi synime të mëdha ndaj një Barcelonë të fortë”, tha Tevez, i cili pati fjalë të mira për trajnerin Allegri, i cili i ka bërë një super përgatitje ekipit për të arritur deri në finalen e Berlinit.
Më 6 qershor në finale Juventusi kërkon të shpallët kampion, por për një gjë të tillë duhet ta mposhtë ekipin e Barcelonës, i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme.
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.