Tetë vite pas vdekjes familjarët e piktorit të njohur, Gjergji Lako sjellin një ekspozitë me piktura që nuk ishin pare më herët nga publiku, punime të cilat mësuesi i pikturës i kishte realizuar para se të largohej nga jeta.
Pjesa më e madhe e pikturave janë punime të realizuara në vaj, grafik e deri në peizazh e nudizëm, punime të cilat duket se Lako i kishte mbajtur në privatësinë e tij.
Gjergji Lako edhe për kolegët dhe ish-studentët ishte një akademi më vete në pikturë. Piktori i njohur ka dhënë në një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e piktorëve të rinj.
Gjatë këtyre tetë viteve, bashkëshortja dhe vajza e tij kanë sjellë edhe tre ekspozita të tjera të Gjergji Lakos /euronews.al
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.