08.08.2015 · përditësuar para 3988 dite1 min lexim
Kaleem, vuan nga një sëmundje shumë e rrallë e quajtur ‘marcodactyly’, që për pasojë i'a ka zhvilluar duart jashtë madhësisë së zakonshme.
Tetë vjeçari nga një fshat i thellë në Indi është përjashtuar nga shkolla, sepse shokët e klasës së tij mendonin që ai është ‘i biri i djallit', transmeton Klan Kosova.
Madje edhe xhaxhai i tij beson se djali është i pushtuar nga ‘demonët’, për shkak se nëna e tij kur ishte shtatëzënë me Kaleem, vizitonte vende të pista.
Djali me duar gjigante, është ngacmuar gjithmonë për pamjen e tij jo të zakontë, kështu që tani ai është duke u përgaditur që t’i nënshtrohet një operacioni që do i’a ndryshojë jetën.
“Unë nuk dua që të shkojë në shkollë sepse mësuesi më thotë që fëmijët e tjerë kanë frikë nga unë”, u shpreh Kaleem.
Mjekët që do e operojnë tetë vjeçarin, janë shprehur që gjatë operacionit ata duhet që të punojnë kundër kohës, sepse sipas tyre duhet të manovrohet në mes të indeve yndyrore dhe nervave të fryrë në duart e Kaleemit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.