Diabeti prek një numër të madh të njerëzve dhe kjo është një gjendje kronike ka nevojë për menaxhim të kujdesshëm për të shmangur komplikimet afatgjata, e kjo kryesisht varet nga dieta.
Diabeti është një sëmundje kronike që shfaqet ose kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon.
Këto janë tetë ushqimet që duhet t’i hajë çdo person që vuan nga diabeti:
1.Fasule
Ato janë një burim i madh proteinash për vegjetarianët. Por, edhe ata që hanë mish mund të përfitojnë prej tyre sepse janë të pasura me hekur, fibra dhe tre lugë gjelle llogariten si një nga pesë lugët tuaja në ditë.
2.Peshku
Të gjithë duhet të hanë të paktën dy porcione peshk në javë, duke përfshirë një porcion peshk me vaj, rekomandojnë shefat e shëndetësisë.
Peshku me vaj përfshin salmonin, sardelet dhe skumbri. Këto janë të pasura me diçka të quajtur vaj omega-3, i cili ndihmon në mbrojtjen e zemrës suaj.
3.Arra
Përfshirja e arrave në dietën tuaj të përditshme mund të jetë çelësi për menaxhimin e diabetit.
Dy racione me arra në ditë që janë bajame, shqeme, lajthi, arra dhe fëstëkë mund të ulin dhe stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2 dhe kolesterol të lartë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Arrat janë të mbushura me minerale dhe janë burim i yndrave të shëndetshme.
4.Boronica
Boronicat janë më të larta në antioksidantë sesa frutat ose perimet tipike. Fitokimikatet natyrore që gjenden në boronica janë hulumtuar gjerësisht për vetitë e tyre mbrojtëse, të cilat ndihmojnë trupin të luftojë një listë të gjatë sëmundjesh.
5.Patate të ëmbla
Patatet janë nkarbohidrate që do të thotë se ato do të rrisin nivelet e sheqerit në gjak.
Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në çlirimin më ngadalë të sheqernave në qarkullimin e gjakut.
6.Tërshëra
Tërshëra është një zgjedhje e shkëlqyer për disa njerëz me diabet të tipit 2 falë një GI më të ulët.
Tërshëra gjithashtu ka një përmbajtje të mirë fibrash, e cila është thelbësore për ruajtjen e peshës dhe shëndetin e tretjes dhe mund të mbrojë zemrën, gjë që është e rëndësishme sepse njerëzit me diabet të tipit 2 janë të prirur ndaj sëmundjeve të zemrës.
7.Domate
Studiuesit thanë se domatet mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës tek njerëzit me diabet të tipit 2.
Diabetikët kanë më shumë gjasa të kenë sëmundje kardiovaskulare, sepse nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të dëmtojnë
8.Kos
Kosi është një produkt qumështi i cili është gjetur se përmirëson karakteristikat e sindromës metabolike, duke përfshirë rezistencën ndaj insulinës, presionin e gjakut dhe yndyrën e stomakut.
Ai është më i pasur me proteina, gjë që ju mban më të ngopur për më gjatë dhe nuk pompohet me sheqerna të shtuara.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.