Lajmet e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19, si dhe asnjë person nuk ka vdekur.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se atje janë 145 raste aktive me koronavirus.
Teksa, janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,485 që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i të prekurve me COVID-19 është 332,224, ndërsa i të vdekurve 3,594, transmeton Klankosova.tv.