UEFA Champions League mbyll sonte fazën e grupeve me ndeshjet e gjashta dhe finale, nga të cilat do të mësojmë të kualifikuarat tutje në Grupet E, F, G dhe H.
Me fillim nga ora 18:45 vijnë ndeshjet e Grupit H, aty ku Juventus dhe Chelsea veçse janë kualifikuar tutje, teksa e mbyllin kampanjën me duelet kundër skuadrave të Malmoe dhe Zenit, për t’ua lënë pastaj të gjithë vëmendjen gjashtë ndeshjeve fantastike që vijnë nga ora 21:00.
Padyshim që epiqendra e futbollit evropian dhe botëror sonte është në “Allianz Arena”, aty ku mes tyre duelojnë Bayern Munich dhe Barcelona, teksa këta të fundit vetëm fitorja i dërgon në raundin tjetër të garave.
Ndeshje me shumë interes pritet të jetë edhe ajo mes Atalanta dhe Villarreal, ku diskutohet se cila skuadër do të kualifikohet në raundet me eliminim direkt si e dyta e grupit, teksa situata krejtësisht e paqartë dhe dramatike e tejet interesante është në Grupin H, aty nga ku na vijnë dy duele interesante Lille – Wolfsburg dhe Salzburg – Sevilla, me cilatdo skuadra që fitojnë ndeshjet, të cilat do të kualifikohen tutje.
Normalisht, para dhe pas ndeshjeve, në Art Sport 1 dhe Klan Kosova, mund të ndiqni emisionin “Champions League Show”, që sjell analizën, parashikimet dhe gjithë spektaklin e kësaj nate.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.