Promovimi i librit më të ri me tregime dhe copëza, “Testosteron”, i autorit Arbër Selmani do të mbahet sot në ora 19:00, në Soma Vinyl Station, te Piramida në Tiranë.
“Testosteron”, botuar nga ALBAS dhe fitues i Fondit Letrar për të Rinjtë nga QKLL, është një libër ku preken temat e vetmisë, guximit, humbjes, trupit, seksit, fundit të botës dhe dashurisë së madhe në kërkim të mënyrave të reja për të kuptuar veten dhe tjetrin.
Libri do të jetë edhe në Panairin e Librit në Tiranë dhe është ndër finalistët e Prince Claus Fund në Amsterdam./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.