”Tesla” po kërkon sërish t’i japë shefit Elon Musk marrëveshjen më të madhe të pagave në historinë e korporatave amerikane, me vlerë 56 miliardë dollarë, shkruan BBC.
Kompania e automjeteve elektrike (EV) po u kërkon aksionarëve të votojnë për pagën rekorde të CEO-t të saj, të vendosur për vitin 2018.
Megjithatë, marrëveshja u refuzua në janar nga një gjykatës amerikan i cili e përshkroi atë si “një shumë të pamatur”.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Musk njoftoi planet për të shkurtuar më shumë se 10% të fuqisë së tij punëtore globale, përcjell klankosova.tv
https://klankosova.tv/tesla-pushon-nga-puna-me-shume-se-10-te-fuqise-punetore/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.