Lajmet e fundit

“Duke e ditur kundërshtimin e madh që e ka Vetëvendosje për gazin amerikan, dhe në anën tjetër janë partitë e tjera politike që e duan këtë plan, mendoj që ka me qenë një pikë diskutimi dhe ndasi mes tyre”, u shpreh ajo në Klan Kosova.Sipas saj, përveç dallimeve programore, në diskursin publik po vërehet edhe një tendencë për t’u fokusuar në kalkulimet elektorale të së ardhmes, në vend të përpjekjeve për krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve.
“Mirëpo është interesant në diskursin e gjerë publik, në debate në përgjithësi mes partive politike dhe në popull, është njëfarë tendence me gjet fajtorin qysh tash për zgjedhjet e ardhshme, pra nuk është fokusi se qysh me gjet një zgjidhje për krijimin e institucioneve tash”, deklaroi Tërshani.