Një tërmet i fuqishëm ka lënë të vdekur të paktën 920 njerëz dhe qindra të tjerë të plagosur në Afganistan, thonë zyrtarët talebanë.
Pamjet tregojnë rrëshqitjet e dheut dhe shtëpitë e rrënuara të ndërtuara nga balta në provincën lindore të Paktikas, ku ekipet e shpëtimit po përpiqen të trajtojnë të plagosurit.
Në zonat e largëta, helikopterët kanë transportuar të lënduarit në spitale.
Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.
Zëvendësministri i tij për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim tha në një konferencë shtypi se të paktën 920 njerëz ishin vrarë dhe 600 të tjerë u plagosën.
Sipas sizmologëve, tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë në një thellësi prej 51 km.
Tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti juglindor i Khost, pak pas orës 01:30 me orën lokale kur shumë njerëz ishin në shtëpi dhe në gjumë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në linkun më poshtë gjeni videon nga pasojat e këtij tërmeti:
https://www.bbc.com/news/world-asia-61890804●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.