Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin qendror, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Epiqendra ishte 16 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Sagaing, në një thellësi prej 10 kilometra, thotë USGS.
Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tajlandë dhe Kinën jugperëndimore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Dëmi
Ndërtesat janë dëmtuar në Bangkok. Objektet atje zakonisht nuk janë të dizajnuara për t'i bërë ballë tërmeteve, kështu që dëmi mund të jetë i konsiderueshëm.
Reagimi i qeverisë
Qeveria e Tajlandës po mban një mbledhje urgjente.
Në kryeqyetin e këtij vendi, Bangkok, si pasojë e tërmetit të fuqishëm u shemb një ndërtesë e lartë.
https://klankosova.tv/shembet-ndertesa-ne-bangkok-pas-termetit-te-fuqishem-qe-goditi-vendin-video/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.