Lajmet e fundit

"I përcolla solidaritetin e plotë të BE-së me popullin venezuelian dhe ngushëllimet tona më të thella familjeve të atyre që humbën të dashurit e tyre", ka shkruar Kallas në X.Ajo ka thënë se kanë aktivizuar mekanizma të ndryshëm për të vendosur ekipe të kërkim-shpëtimit, duke përfshirë zjarrfikës dhe personel mjekësor. Ajo ka thënë se gjithashtu po punohet edhe në aspektin e dëmeve dhe ndihmës që nevojitet më së shumti për Venezuelën, duke shtuar se Evropa qëndron pranë këtij shteti. /Klankosova.tv