Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka thënë se rreth 140 qen kërkimi nga e gjithë bota janë tani në Venezuelë.
Por pse qentë janë kaq të dobishëm në zonat e fatkeqësive?
Duke folur për SkyNews, Matt Hasdell, nga organizata “Serve On International”, shpjegoi se si të kesh një qen nuhatës ishte një "pasuri e madhe dhe e rrallë" në kërkime.
Qentë mund të përdorin shqisën e tyre të fortë të nuhatjes për të zbuluar ata që janë të bllokuar nën rrënoja, raporton SkyNews.
Hasdell shton se, megjithëse është e trishtueshme, dërgimi i një qeni në vende ku "mund të jetë më e rrezikshme për një njeri të shkojë është një tjetër pasuri e madhe".
Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Meksika, Kolumbia dhe Spanja janë ndër vendet që kanë dërguar qen në zonat e prekura.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.