Pas një jave tensioni dhe mosmarrëveshjesh, Marc-Andre ter Stegen dhe Barcelona arritën marrëveshje mbrëmjen e së premtes.
Portieri gjerman kishte refuzuar të nënshkruante autorizimin për dërgimin e raportit mjekësor te La Liga, çka çoi në heqjen e shiritit të kapitenit dhe kërcënimin me masë disiplinore.
Një takim ballë për ballë me presidentin Joan Laporta zgjidhi krizën.
Ter Stegen pranoi të bashkëpunojë dhe nënshkroi dokumentin, ndërsa klubi i riktheu shiritin e kapitenit.
Ende mbetet e paqartë nëse ai do të jetë i pranishëm në prezantimin e skuadrës në Trofeun Gamper.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.