Lajmet e fundit

Portieri i Barcelonës, Marc Ander ter Stegen, ka folur për situatën aktuale midis tij dhe Barcelonës, duke vënë pikat mbi i.
"Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua, si fizikisht ashtu edhe personalisht. Prioriteti im ka qenë gjithmonë të rikthehem në fushë dhe të ndihmoj ekipin", ka shkruar ter Stegen.
"Vendimi i qartë për t’iu nënshtruar operacionit është marrë së bashku me profesionistët mjekësorë dhe është miratuar nga klubi, me synimin për të mbrojtur karrierën time afatgjatë".
"Ka pasur shumë spekulime të pabazuara. Dua të sqaroj se të gjitha firmat dhe rinovimet janë kryer para operacionit tim. Është e padrejtë të thuhet se lëndimi im është përdorur për të regjistruar lojtarë të tjerë".
Gjermani e deklaroi dashurinë për qytetin, klubin dhe fansat, duke e theksuar përkushtimin që ka për ta.
"Kam vepruar gjithmonë me profesionalizëm dhe respekt. E dua thellësisht Barcelonën, këtë qytet dhe tifozët – dhe përkushtimi im ndaj klubit është absolut".
"Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtuesit e klubit për ta zgjidhur këtë situatë në mënyrë konstruktive, së bashku".
"Shumë gjëra mund të kenë ndryshuar, por një gjë kurrë nuk do të ndryshojë. Ju dua, Culers!"