Mbrëmë presidentja Vjosa Osmani-Sadriu pas mandatimit të dytë për kryeministër të Glauk Konjufcës, në deklaratën e saj na foli për teorinë e gjasave duke e hedhur detyrimin që e obligon Kushtetuta e Kosovës tek Kuvendi gjegjësisht partitë politike.
Po sjelli më poshtë disa pika me rëndësi të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Rastit Nr. K0103/14, (viti 2014) përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 (14) [Kompetencat e Presidentit] me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, pa asnjë ndërhyrje apo interpretimin tim apo tjetër:
- Gjykata vëren se neni 95, paragrafi 1, merret me procedurën sipas së cilës Presidenti i propozon Kuvendit 'T.'] kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë". Pra, në këtë nen mund të dallohen një sërë elementesh:
(a) Presidenti i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër;
(b) në konsultim me partinë politike ose me koalicionin;
(c) që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend;
(r;) [e nevojshme] për të formuar Qeverinë.
- Sa i përket pikës (a) Presidenti i p1" Propozon Kuvendit kandidatin për
Kryeministër, Gjykata i referohet formimit të menjëhershëm të Qeverisë, ne vitin 2011, kur, me Vendimin e 18 shkurtit 2011, Ushtruesi i detyrës se Presidentit të
Republikës, z. Jakup Krasniqi, e nominoi në Kuvend z. Hashim Thaçi mandatar për formimin e Qeverisë, në bazë të rezultateve të certifikuara, të dërguara me 8 shkurt 2011 Ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës nga KQZ-ja dhe e propozoi atë, si të tillë, në Kuvend.
- Sa i përket pikave (b) në konsultim me partinë politike ose koalicionin dhe (c) që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, marrë si të kombinuara, Gjykata vëren se me Vendimin e lartpërmendur të Ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës, kandidati i nominuar gjithashtu ftohej të bënte konsultimet e nevojshme me partitë politike për Qeverinë e re, pasi partia e tij nuk kishte shumicën absolute në Kuvend. Lidhur me këtë, Gjykata rithekson se Presidenti i Republikës mund të konsultohet vetëm me partinë politike ose me koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, qoftë shumicën absolute, qoftë relative.
- Sa i përket pikës (r;) [e nevojshmeJ për të formuar Qeverinë, Gjykata konsideron se shprehja "[e nevojshme] për të formuar Qeverinë" do të thotë se partia politike ose koalicioni që duhet të konsultohet është ajo që ka vende të mjaftueshme ne Kuvend për të formuar shumicën.”
Përfundon citati
Nisur nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 na del se teoria e gjasave që e lansoi presidentja Osmani-Sadriu në lidhje me mandatimin e dytë për kryeministër anashkalon përgjegjësinë kushtetuese duke i larë duart si Pontius Pilati duke ja hedhur “pataten e nxehtë” Kuvendit dhe partive mos me pahirë po formojnë votat e mjaftueshme për qeverinë eventuale.
Cilat janë gjasat e formimit të qeverisë Konjufca kur partia që e ka zgjedhur për mandatar nuk “ka vende të mjaftueshme ne Kuvend për të formuar shumicën”?
Mospërfillja e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese mendoj se është subjekt trajtimi i të njëjtës.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.