Me një çantë plot me municion, një 66-vjeçar tentoi të futej në një objekt të Gjykatës së Bakırköy-t në Turqi, por rreziku është parandaluar, pasi policia e kapi.
Mjetet e rrezikshme u sekuestruan pasi i dyshuari u ndalua në hyrje të gjykatës dhe iu nënshtrua kontrollit, raporton CNNTurk, transmeton Klankosova.tv
Gjatë kalimit të çantës në pajisje, alarmi u aktivizua dhe policët ndërhynë menjëherë.
Në deklaratën e tij, 66-vjeçari ka deklaruar se sprejin që ia gjetën e mbante për vetëmbrojtje, ndërsa armën në formë stilolapsi e kishte dhuratë nga një mik, teksa ka shtuar se revolen nuk dinte ta përdorte.
Pas procedurave në polici, i dyshuari u dërgua në gjykatë dhe, me vendim të gjyqtarit, u dërgua në burg. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.