Dëshmitari që u shfaq pasditen e së mërkurës në rastin e tentim-pengimit të drejtësisë nga Thaçi, Smakaj, Kilaj, Fazliu e Kuçi është Christopher Kelly, është i treti dhe i fundit i thirrur nga Prokuroria.
Si hetues i forenzikës digjitale, Kelly punon si kontraktor me kohë të pjesshme për Dhomat e Specializuara të Kosovës, së paku për dy vitet e fundit, raporton Klan Kosova.
Ky ka përpiluar dokumentin e parë me mesazhe me anë të së cilave, sipas Prokurorisë, u dakorduan takimet ku u fol për dëshmitarë e të dhëna konfidenciale të rastit të madh “Thaçi dhe të tjerët”, që u dorëzua më 14 dhjetor 2023.
Por, kur iu kërkua të fliste për mesazhe konkrete midis Hajredin Kuçit dhe dëshmitarit Rrustem Mustafa, eksperti mbajti ligjërata se si funksion aplikacioni Whatsapp.
Prokuroria nxori sërish tabelën me mesazhet dhe thirrjet nga telefoni i djalit të Fadil Fazliut, Fahriut, të cilat ky i nisi dhe pranoi nga komandant Remi.
Eksperti i krahasoi të dhënat dhe gjeti se Fahriut i mungonin disa mesazhe.
Eksperti, në këtë rast i Whatsapp-it, tha se megjithatë dikujt mund t’i fshihen mesazhet nëse lë opsion lënien e përkohshme të tyre me mekanizëm brenda.
Ndërkaq për takimin e Bashkim Smakajt dhe Bislim Zyrapit në "Gizzi", tha se u bazuan në gjeo-lokacionin e dy iphone-ve të të dyve, në të njëjtën kohë.
Dëshmitari nuk konfirmoi gjë nga takimi përveçse këta dy kishin kontakte të paktën nga fillimi i 2020-ës para se të dihej konfirmimi i aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.
Kronika e plotë në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=CWFWj99QK80
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.