Lajmet e fundit

Në incident dyshohet se janë përfshirë dhëndri E. Pacolli dhe vjehrri F. Xheladini.
Gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, e cila ka përcjellë zhvillimet nga vendi i ngjarjes, ka deklaruar se motivi i mundshëm i përleshjes lidhet me një konflikt familjar mes një çifti të fejuar.
“Nga ajo që kemi kuptuar ekskluzivisht, dyshohet se motivi kryesor ka qenë një mosmarrëveshje mes çiftit të fejuar, ku thuhet se dhëndri i ka bërë presion të fejuarës së tij. Për këtë arsye, familjarët e saj, babai, vëllezërit dhe të tjerë, janë mbledhur mbrëmë rreth orës 19:30 në një kafiteri, ku gjatë takimit situata ka eskaluar”, ka deklaruar Berisha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Gjatë përleshjes, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është përdorur edhe armë zjarri, me ç’rast janë plagosur dy persona, vjehrri dhe dhëndrri, e ku gjendja shëndetësore e dhëndrit është e rëndë./Klankosova.tv
Ndiqni detajet e plota: