Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, konfirmoi se Lamine Yamal do të jetë në listën e skuadrës dhe do të bëjë rikthimin e tij nga dëmtimi në ndeshjen e La Liga kundër Real Sociedad.
Hansi Flick për pyetjen nëse Yamal do të luajë për Spanjën pas rikthimit nga dëmtimi me Barcelonën, u shpreh me “Nuk është puna ime!”, transmeton klankosova.tv.
Superylli adoleshent mungoi në katër ndeshjet e fundit pasi pësoi një dëmtim në ijë gjatë grumbullimit me kombëtaren e Spanjës, dhe Flick konfirmoi se Yamal do të marrë minuta këtë fundjavë.
Gjermani u pyet gjithashtu nëse Lamine Yamal duhet të thirret nga Spanja për ndeshjet ndërkombëtare në tetor, dhe trajneri refuzoi të hynte në një debat me Luis de la Fuente, pasi selektori i “La Roja” tha më herët gjatë javës se nuk ishte “i interesuar” për opinionin e Flick, pas kritikave të këtij të fundit mbi mënyrën se si u menaxhua shëndeti i Yamal nga kombëtarja.
“Do të jetë i gatshëm nesër, por nuk është puna ime të zgjedh Lamine. Është vendimi i De la Fuente. Është vendimi i tij.”
“Qoftë në stol apo titullar, ai do të ketë minuta nesër”, tha Hansi Flick.
Barça dhe kombëtarja gjithmonë kanë tensione, por kjo situatë pa dyshim e ka bërë gjithçka më të nxehtë, dhe mediat spanjolle ‘E DUAN’ këto lloj situata pikante.
Është mirë që Flick po përpiqet të qetësojë gjërat, por do të ishte padyshim një vendim i marrëzishëm nga De la Fuente ta thërriste Yamal vetëm një javë pas rikthimit nga dëmtimi, i cili ndodhi pikërisht gjatë ndeshjeve me Spanjën.
Por, mediat spanjolle shprehen se në fund “dihet çfarë do të ndodhë, sidoqoftë.”
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.