Tenistja ukrainase Marta Kostyuk ka refuzuar të shtrëngonte duart me kundërshtaren e saj ruse Varvara Gracheva pasi fitoi në finalen e ATX Open në Austin, Teksas, të dielën.
Kostyuk mundi rusen Graçevën 6-3 7-5 nw sete, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
20-vjeçarja, e cila është nga Kievi, tha në Australian Open të janarit se nuk do të shtrëngonte dorën me asnjë kundërshtare ruse apo bjelloruse.
Ajo refuzoi të shtrëngonte duart edhe me Victoria Azarenka të Bjellorusisë në US Open në shtator të vitit të kaluar. Bjellorusia po përdoret si një terren kyç për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Kostyuk ia dedikoi titullin vendit të saj të lindjes gjatë prezantimit të trofeut.
"Dua t'ia kushtoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe po vdesin tani”.
Fitorja e turneut, e para për një grua ukrainase që nga Elina Svitolina në 2021, e ngriti Kostyuk në vendin e 40-të në renditjen e WTA.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.