Tenistja ruse Natela Dzalamidze e ka ndryshuar shtetësinë.
Arsyeja se pse e ka shtyrë ta ndërmarrë një veprim të tillë është që ta shmangë ndalimin për të marrë pjesë në turneun e Wimbledonit.
Sipas CNN, kërkesa e Dzalamidze për të marrë shtetësinë e Gjeorgjisë është miratuar nga zyrtarët e tenisit, përcjell Klankosova.tv
Kjo do t’i japë asaj të drejtë të luajë në Wimbledon javën e ardhshme.
29-vjeçarja renditet e 43-ta në botë. Ajo garon në çift.
Gara e cila fillon më 27 qershor për partnere do të ketë tenisten nga Serbia, Aleksandra Kruniq.
Ajo tashmë zyrtarisht figuron si teniste nga Gjeorgjia në faqen zyrtare të WTA-s.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.