Sportin e tenisit e ka nisur shumë i vogël. E duke u rritur, po merrte instruksione edhe nga tenistë të famshëm, madje edhe nga Tsonga.
Tash që është rritur, Florent Limani erdhi të jap intervistë në Klan Kosova.
Thotë që deri tash e ka përfaqësuar Zvicrën, kurse tutje ka vendosur për Kosovën.
Djaloshi me prejardhje nga Vitia, synimet i ka të mëdha në këtë sport, të cilin e nisi nga mosha tre vjeçare.
https://www.youtube.com/watch?v=buOvrhwYqm8&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.