Lajmet e fundit

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë sërish se nuk donte që Scott McTominay të largohej nga klubi pas fillimit të tij të shkëlqyer me Napolin.
United fitoi 30.5 milionë euro nga shitja e McTominay në Napoli këtë verë, duke përfshirë një klauzolë prej 10 për qind për shitjet e ardhshme. Shitja e tij ishte e rëndësishme për klubin, pasi ai ishte një produkt i akademisë së rinisë dhe u konsiderua si "fitim i pastër".
Megjithatë, Ten Hag ka sugjeruar se mund të ketë qenë një gabim që e lanë të largohej, pasi ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist për Napolin. Ai shprehu frustrimin e tij për largimin e McTominay, duke thënë se ai nuk e dëshironte këtë, por klubit iu desh të vepronte sipas rregullave.
"Jam shumë i lumtur për Scott. Siç thashë, kur ai u largua, nuk e dëshiroja këtë, por këto janë rregullat me të cilat klubi duhej të merrej. Rregullat janë, do të thosha, të këqija, por kjo është situata e krijuar. Na detyroi të merrnim këtë vendim", tha ai, shkruan Goal.com, përcjell Klankosova.tv.