Lajmet e fundit

“Ekspozimi në temperatura të larta sjell probleme shëndetësore në grupmosha të caktuara dhe te personat me sëmundje kronike si hipertensioni dhe diabieti, personat me sëmundje përcjellëse nëse ekspozohen ndaj diellit dhe temperaturave të larta mund të sjellin komplikime në gjendjen e tyre shëndetësore”, tha fillimisht Krasniqi.Krasniqi tha se grupmoshat më të rrezikuara janë foshnjat, fëmijët dhe personat mbi moshën 65-vjeçare. Ai rekomandoi që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme nga ora 11:00 deri 17:00, teksa tha se hidratimi me ujë duhet të jetë prioritet në ditët e nxehta.
“Grupmoshat më të rrezikuara janë foshnjat, fëmijët dhe moshat mbi 65 vjet. Personat e këtyre grupmoshave duhet të kenë kujdes të jashtëzakonshëm dhe të shmangen nga ekspozimi i panevojshëm sidomos nga ora 11:00 deri 17:00. Qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të hidratohen sa më shumë me ujë edhe nëse nuk kanë etje”.Tutje, Krasniqi paralajmëroi simptomat nga ekspozimi i tepërt në temperaturat e larta, ndërsa tha se numri i pacientëve është shtuar sidomos nga punëtorët e ndërtimtarisë. "Simptomat më të shpeshta që qytetarët mund të vërejnë nga ekspozimi i tepërt në temperatura të larta janë: djersitja e tepërt dhe rritja e temperaturës trupore.Normalisht në këto rrethana është shtuar edhe numri i pacientëve. Për fat të mirë kemi edhe vetëdijësim të pacientëve për këtë situatë. Rastet më të shpeshta të qytetarëve që kërkojnë ndihmë janë punëtorët sidomos në ndërtimtari të cilët për shkak të punës ekspozohen më gjatë në rreze të diellit", përfundoi ai. https://klankosova.tv/italia-ne-alarm-4-persona-vdesin-nga-temperaturat-e-larta/ https://klankosova.tv/nderprerjet-e-energjise-elektrike-ne-france-vala-rekord-e-te-nxehtit-pritet-te-arrije-kulmin/