11.08.2015 · përditësuar para 3985 dite1 min lexim
Momenti i pabesueshëm i veturës në shkrirje është kapur më kamerë nga turisti anglez.
John Westbrook ka thënë se ai është çuditur tej mase kur e ka parë veturën Renault Megane duke pikuar, derisa ishe e parkuar përballë plazhit në Carole të Italisë, derisa temperaturat arrinin 37 gradë celsius.
Shoferi taksie nga Folkestone, 48 vjeçari Kent, i ka filmuar dritat, pasqyrat e krahut dhe pajisjet e dritares duke u shkrirë nga vetura gjatë vala e të nxehtit, e cila i ka marrë jetën më shumë se 100 pensionistëve, transmeton Klan Kosova.
Për MailOnline ai ka thënë: “ Vetura ishte e parkuar paralel me plazhin dhe ka qenë aty për disa ditë. Ishte vetëm nxehtësia e pastër e diellit ajo që e godiste dhe e shkaktoi shkrirjen e saj”
“Ne kaluam aty pranë dhe nuk mund mund të besonim se çfarë po shihnim. Pjesët e veturës po binin në toke nga shkrirja”
“Besoj se morali i gjithë kësaj historie është të mos i besojmë veturave franceze”, ka thënë ai.
Duke u bazuar në të dhënat e agjencisë italiane të mjedisit, rekordi i temperaturave të larta në Itali i kanë lënë të vdekur 140 pensionistë në vetëm dhjetë ditët e para të korrikut.
Turistët kanë qenë të paralajmëruar për të marrë masa paraprake kundër të nxehtit, ndërsa kafshëve të fermave i është dhënë ajër i kondicionuar.
https://www.youtube.com/watch?v=sfdDvUkGS3E
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.