Televizioni i njohur amerikan Fox i ka bërë një reportazh djaloshit shqiptar dhe yllit të ardhshëm të basketbollit amerikan Lis Shoshi nga Peja, por që lojën e tij po e zhvillon në SHBA.
Fox ka përshkruar jetërrëfimin e tij duke shfaqur atë që ka kaluar Lisi në jetë deri të arritja e tij e sotme.
“Për të betejat e fushën nuk janë asgjë”.
“Ai vjen nga një vend që në vitet e 90-ta u zhvillua një nga luftërat më tmerrshme”, thuhet në reportazhin e bërë nga ‘FOX 16’s’.
Lis Shoshi është i preferuari i fansave të klubi të tij, Arkansas-Little Rock Trojans, përkundër se nuk është amerikan, njofton Klan Kosova.
Ai është i lindur Pejë në vitin 1994. Në moshën katër vjeçare, ai sikurse shumica e shqiptarëve u desh të largohet nga shtëpia e tij.
“Nuk e dija se çfarë ishte duke ndodhur. Isha paska i mërzitur, por isha i ri dhe nuk e dija se çfarë ndodhte”, ka thënë Lisi.
Ai qëndroi si refugjatë me familje për tre muaj në Shqipëri. Kur u kthye në shtëpi asgjë nuk ishe më njëjtë. “Shumë shtëpi të fqinjëve ishin djegur, pothuajse 95 për qind. Njerëzit nuk kishin ku të qëndronin”.
Shoshi falënderoi familjen e tij që kanë bërë shumë sakrifica që ai të jetë në këtë nivel. Qëllimi i tij është që t’i bëjë krenar ata.
Gazetari e pyeti edhe për ish presidentin amerikan Bill Clinton.
Lisi si shumë shqiptar i tregoi se ai është një hero në vendin e tij, Kosovë, ku ka edhe statujë./ArBasketboll News.
https://www.youtube.com/watch?v=4NG8uttAag4
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.