13.12.2022 · përditësuar para 1297 dite1 min lexim
Kosova po përfaqësohet në një garë noti në Australi.
Në krye të ekipit është Astrit Haliti, kryetari i cili nuk pranohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
E drejtuesit që pretendojnë se janë legjitim dhe janë licencuar nga MKRS-ja, po e quajnë ilegal ekipin që po e përfaqëson vendin në Australi.
Kryesia e Federatës së Notit të Kosovës e ka angazhuar një avokat për ta denoncuar, Astrit Halitin i cili aktualisht është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të Notit në Melbourne të Australisë me dy garuesit, Martin Muja e Hana Bejiqi.
I kontaktuar nga Klan Kosova, Astrit Haliti nga Australia i hedhi poshtë akuzat e drejtuesve të rinj të FNK-së.
Federata e drejtuar nga Besnik Halili, i cili ishte prezent në konferencë, është ankuar në Federatën Ndërkombëtare të Notit në lidhje me veprimin e Astrit Halitit. Sipas tyre, ende nuk kanë marrë një përgjigje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.