Të martën FC Ferizaj prezantoi trajnerin e ri Ismet Munishin dhe drejtorin e ri sportiv, Arsim Abazin.
Aty ishte edhe kryetari i klubit Lulzim Abazi, i cili u pyet nga Klan Kosova nëse futbollistët Drilon Islami dhe Albin Krasniqi do të qëndrojnë edhe një sezon tek FC Ferizaj.
Abazi tha se do të mundohet me çdo kusht t'i mbaj në klub, ndërsa dy futbollistët në fjalë, Islami dhe Krasniqi minuta më vonë u prezantuan te FC Prishtina.
https://www.youtube.com/watch?v=UZv1ODiXrgI&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.