Teatri Kombëtar i Kosovës e ka dhënë premierën e dytë brenda dy javësh.
Për publikun u dha shfaqja “MOLLY” e regjisores Sibel Abdiu, shfaqje kjo që trajton përjetime të personave me aftësi të kufizuara, e cila luhet me dy akte dhe tregon historinë e personazhit Molly, transmeton Klan Kosova.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Verona Koxha, Afrim Muçaj, Bujar Ahmeti, me kompozitor Albin Sopa, artist vizual Lulzim Luigji Bejta dhe inspiciente Nazmije Krasniqi.
Në premierë i pranishëm ishte edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.