Asgja ekonomike e substanciale nuk doli nga takimi i pare ne Prizren i dy qeverive shqiptare, konstatuen ekspertet per Rrokum, dje ne Lajmet Qendrore te ores 19h. A ka me qene edhe takimi i sotem vetem nji teater politik i Rames dhe Mustafes?
Mizanskenimi, si ne tavolinen rreth se ciles kane me u ule anetaret e dy qeverieve, ma shume e anticipon si teater sesa parlament. Nevoja e kryeministrit te Shqipnise, Edi Rama, me u marr me mizanskena e teleisje te hapsinave ku mbahen takimet, u pa edhe kesaj here. Edhe pse, tavolina me flamur Europe, e vendosun mbi tepihun me flamur shqiptar, ma shume duket si ‘gjenialitet’ i ndonji trupe amatore prej Librazhdi sesa sugjerim i kryeministrit me dell artistik Edi Rama.
Keshtu pa shije, si teater amator, ishte mizanskenue edhe skena ne takimin e pare ne Prizren, me folklorizem qe ta çonte mallin e estetikes enveriane nga Kinostudio “Shqiperia e Re”.
Kjo ‘tavoline historike’ ma shume flet per diçka tjeter: “qysh e mendon nji kryeminister prej Shqipnije bashkimin e shqiptareve’.
Aha, kjo s’asht tavoline e thjeshte, kjo asht ‘tavoline historike’. Asht nji ‘tavoline me mesazh’.
Po cili asht mesazhi qe na e çon Edi Rama permes kesaj tavoline?
Tevona, Edi Rama kete mesazh na e tha edhe midis Prishtine. Por, njeriu me gjase ndigjon veç çka ka deshire me ndigjue.
Ashtu edhe si e tha ne Prishtine – Te bashkuem ne Europe.
Pra cili asht mesazhi i riperseritun i kesaj ‘tavoline historike’ te Edi Rames?
Se bashkim folklorik nuk ka. Nuk egziston asi ideje ne Shqipni. Ajo qe sot egziston asht kjo tavoline e perbashket, e lulueme me yje prej Europe, e cila ofrohet si nji erzac per Bashkimin e Andrruem.
Dhe nji autobus. Ku here hype qeveria prej Shqipnije, e here kjo prej Kosove. Por asnjihere dy qeverite mbrenda nji autobusi!
Tavolina historike dhe autobusi veç me nji qeveri mbrenda here ne linjen Tirane-Prizren, e here ne linjen Prishtine-Tirane, kokan mesazhe te kodueme:
Se Shqiptaret po u bashkohkan n’Europe!
Atehere pse krejt kjo pompe, krej ky teater i bashkimit? Pse nuk prezentohen keto takime te dy qeverive te dy shteteve si takime pune? Pse duhet me u vesh me prrallen per bashkimin e tavolinat mos me qene tavolina, po ‘tavolina me mesazh’?
Nese takimi i pare u desht me qene teater, pse duhet me vazhdue me teater, si aludon kjo tavoline?
Pse mos me fole per substancen e takimit, marreveshjet e mungueme, 1000 e 100 probleme qe jane egzistente ne relacionin Prishtine-Tirane, jo vetem te autobusave, po te dy shteteve. (Ende s’po mun merrem vesh per kompira, e ko bajme ‘tavolina me mesazh’).
Dhe ka nji dallim substancial ne emnimin si takim i dy ‘qeverive shqiptare’. Ky asht takim i dy kryeministrave shqiptare, qe u prijne dy qeverive te ndryshme. Po flasim per nji qeveri shqiptare, dhe nji qeveri qytetare. Per nji shtet kombetar, dhe nji shtet qytetar.
Qe nji arsye e madhe per nji takim te radhes mes dy qeverive te dy shteteve:
Inkompatibiliteti i bashkimit te nji shteti qytetar me nji shtet kombetar?
Apo ndoshta Edi Rama e Isa Mustafa kane nji pergjigje tjeter ne kete çashtje ne formen e naj ‘tavoline’ apo ‘autobusi’? /
Rrokum