Hapja solemne e festivalit “Kosova Kamerfest 2025”, do të bëhet me 4 tetor nga ora 20:00, me violinisten shqiptare Klodiana Skenderi.
Artistja Klodiana Skenderi para publikut artdashës do të prezantohet me violonçelistin Jerome Lefranc dhe pianisten Vessela Pelovska me “Romantisme d’Est en Ouest” (Rachmaninov, V.Beqiri, Smetana,Chausson).
Përveç kyeveprave të literaturës për Piano Trio (Rachmaninov,Smetan dhe Chausson), premierë botërore vjen vepra e kompozitorit kosovar, Valton Beqiri “FOLK SUITE” për piano trio (Jugu-Arbëreshe-Veriu-Kosova).
Në edicionin e XXIV, nga data 4-15 tetor performojnë virtuozët e së ardhmes, laureatët e ArsKosova 2025, finalistët e kësaj gare, zërat në rezonancë, dhe mbrëmje të ndryshme nga artistë të njohur vendor dhe ndërkombëtarë.
Hapja e “Kosova Kamerfest 2025” do të bëhet në sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Qendrore në Universitetin e Prishtinës. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.