Për të gjithë fansat e flaktë të sportit sugjerohet që të shtunën paradite dhe pasdite të pushoni mirë dhe të mbushni bateritë sepse e shtuna mbrëma deri të dielën në mëngjes ju sjell një super-maratonë dhe katër ndeshje rresht.
Nga ora 19:00 fillojmë me duelin LA Clippers – Portland për të vazhduar me ndeshjen Utah – Denver nga ora 21:30.
Saktësisht në mesnatën e të shtunës në të dielën, na vjen ndeshjen e cila transmetohet direkt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova, LA Lakers – Indiana Pacers dhe krejt në fund të kësaj super-maratone vjen ajka dhe super dueli ndërmjet të MVP-së së edicionit të kaluar , Giannis Antetokounmpos dhe Milluoki Bucksave të tij kundër super yllit të ri i cili po e mahnit botën, Luka Donqiqit dhe Dallas Mavericks. Pra, me fillim nga ora 02:30 vjen Milwaukee - Dallas Mavericks
Krejt në fund, këtë super maratonë basketbollistik në adresën nr.1 të sportit në vendin tonë , ARTMOTION dhe Klan Kosova, do ta përmbyllim të dielën mbrëma me ndeshjen Memphis –Toronto e cila transmetohet nga ora 20 . Kjo ndeshje do të jetë shumë interesante sepse Memfisit i cili startoi me 4 humbje në kte rifillim të NBA i duhet patjetër fitorja kundër kampionëve aktual Toronto Raptors që janë në formë të shkëlqyeshme , nëse Grizlit dëshirojnë të mbeten në luftë për pozitën e 8.
Përveç kësaj , platforma më e pasur, më atraktive dhe më ekskluzive sportive në shqiptari ju sjell edhe shumë ngjarje tjera spektakolare të shpejtësive.
Për gurmanët e auto-moto sporteve kemi garat e Formula 1 dhe natyrisht ekskluzivën e Formula 3 ku për herë të parë në histori ka debutuar një shqiptar, piloti Lirim Zendeli... gara këto që do t’i komentoi eksperti ynë i shpejtësive NAIM SELMANI kurse kte vikend na vijnë edhe garat e Moto GP dhe Grand Prix në Çeki të cilat do t’i përcjellim me koment të Emanuell Sylës.
Dhe as kjo nuk është e tëra sepse do të kujdesemi edhe për transmetimin e sporteve vendore dhe ekskluziven nga kualifikimet për kampionatin evropian në Beach Volley në kategorinë deri në 22 vjet, dhe finalet në të dyja konkurrencat: femra e meshkuj.
Çka t’ju themi tjetër veç se ... qëndroni me Artmotion e Klan Kosova sepse ...s’ka më mirë!

●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.