Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën vonë gjatë festës së Ditës së Pavarësisë së SHBA-së në lagjen Coney Island të New Yorkut, raportoi ABC News të dielën, duke cituar Departamentin e Policisë së New York-ut (NYPD).
Oficerët e NYPD-së iu përgjigjën raportimeve për të shtëna rreth orës 22:37 në West 31st Street në lagjen Brooklyn, thuhet në një deklaratë të policisë për ABC News, shkruan Reuters, transmeton klankosova.tv.
Të plagosurit përfshijnë dy burra, dy gra dhe katër fëmijë të moshave 14, 12, 7 dhe 6 vjeç.
ABC raportoi se të gjithë viktimat u transportuan në spitale. Shtatë prej tyre ndodhen në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një 21-vjeçare është në gjendje kritike.
Policia tha se në vendngjarje është gjetur një armë, por deri tani nuk ka pasur arrestime, sipas raportimit të ABC.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.