Të shtëna armësh kanë ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me policinë, por nga të njëjtit ende nuk ka marrë përgjigje.
Disa dëshmitar i kanë thënë Klan Kosovës se gjuajtjet kanë zgjatur rreth 10 minuta mes disa personave, derisa thuhet se disa prej tyre me një veturë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se një person është plagosur dhe është dërguar në QKFM, derisa bëhet e ditur se një veturë është dëmtuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.