Lajmet e fundit

Të paktën 11 persona janë vrarë në një konfrontim të dhunshëm mes anëtarëve të dyshuar të bandës dhe banorëve të një qyteti të vogël bujqësor në Meksikën qendrore, kanë thënë autoritetet.
Tetë nga të vrarët në përleshjen në Texcaltitlan, një qytet që ndodhet rreth 65 km larg kryeqytetit të shtetit, dyshohet se ishin të lidhur me aktivitete kriminale dhe tre ishin anëtarë të komunitetit, tha në një deklaratë të premten ministria e Sigurisë e Meksikës.
Policia e Shtetit, e cila nuk identifikoi bandën e dyshuar për përfshirje në konfrontim, tha se po punon me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen.
Mediat lokale thanë se persona të armatosur që i përkisnin Familia Michoacana, një kartel droge i fajësuar për masakrën e 20 personave në shtetin fqinj Guerrero vitin e kaluar, kishin mbërritur në fshat duke kërkuar nga fermerët vendas të paguanin tarifat e zhvatjes, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Kartelet e drogës në Meksikë njihen për zhvatjen e parave nga bizneset duke përdorur kërcënime dhune dhe karteli i drogës Familia Michoacana ka qenë aktiv në rajon prej vitesh.